Aktualitet
Ballkani dhe Drita luajnë sot ndeshjet kthyese të kualifikimeve në Conference League

Sot luhen ndeshjet e kthimit të klubeve kosovare në garat evropiane.
FC Drita luan sot ndaj ekipit Breidablik në ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë – ku do të kërkojë të ruajë rezultatin, që të kalojë në raundin e tretë të Conference League, përcjell Sport.
Ekipi gjilanas fitoi takimin e parë në Islandë me rezultatin 1-2, me golat e Arb Manaj dhe Veton Tushës.
Ndërkohë, sot luan edhe FC Ballkani, kampioni aktual i Kosovës.
FC Ballkani luan në udhëtim në Maltë ndaj Hamrun, ekip me të cilin luajti baraz pa gola në duelin e parë në ‘Zahir Pajaziti’ para 7 ditësh.
/ Sport/
#Ballkani #dhe #Drita #luajnë #sot #ndeshjet #kthyese #të #kualifikimeve #në #Conference #League
gazetablic.com