Aktualitet

Situata nga zjarret: 8 vatra aktive, përmirësohet situata në fushën e mbetjeve në Vlorë

30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend, teksa ende aktive janë 8 prej tyre. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, zjarri vijon ende edhe në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës, por sipas tyre situata është përmirësuar.

Po ashtu vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Torovicë të Lezhës, ndërsa është përkeqësuar situata në fshatin Mal Shëngjin për shkak të erës së fortë në zonë.

Lidhur me zjarrin në fshatin Zavali në Elbasan, sipas Mbrojtjes Civile, u bë e mundur që të ruhej pa u prekur nga flakët kurora me pisha.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, u izoluan 22 vatra ndër to edhe vatra e zjarrit  në fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar  598 forca operacionale. Janë aktivizuar 73 mjete zjarrfikëse. Në vendgrumbullimet e mbetjeve në Vlorë situata paraqitet e përmirësuar. Zjarri në fshatin Torovicë të Lezhës vijon me intensitet të ulët.

Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku është arritur dje vënia nën kontroll, por për shkak të erës është përkeqësuar sërish. Zjarri në fshatin Zogaj, Tropojë, janë angazhuar struktura vendore të Tropojës dhe Hasit, zjarri në fshatin Hoten, Vau i Dejës janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, zjarri në fshatin Xhathë, Fushë Arrëz dje mori përmasa të menjëhershme për shkak të erës së fortë. Zjarri në Elbasan fshati Zavali, dje u bë e mundur shmangia e zjarrit në kurorën me pisha. Zjarri në fshatin Lozhan-Bode bashkinë Maliq, po operojnë shërbimi zjarrfikës, pyjor dhe forca vullnetare”, thuhet në njoftim.

/a.r

#Situata #nga #zjarret #vatra #aktive #përmirësohet #situata #në #fushën #mbetjeve #në #Vlorë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button