Aktualitet

Fillojnë garat e xhudos, pas pak do të garojnë Nora dhe Akil Gjakova

Tashmë kanë filluar garat e xhudos në kuadër të ditës së sotme në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Dy xhudistët nga Kosova, Nora dhe Akil Gjakova do të fillojnë garat sot në Paris, ku edhe synojnë medalje, shkruan Sport.

Garat e xhudos startuan nga ora 10:00, teksa rreth orës 11:00 do të shohim Akilin dhe Norën duke garuar për synimin e tyre të qartë tashmë.

Kujtojmë se dje garoi Distria Krasniqi në kategorinë -52kg, me ç’rast edhe fitoi medaljen e argjendtë – duke u bërë xhudistja e parë nga Kosova me dy medalje olimpike, pasi të artën e kishte fituar në Tokio të vitit 2021.

Akil Gjakova sot garon në kategorinë -73kg, teksa Nora Gjakova në kategorinë -57kg.

/ Sport



#Fillojnë #garat #xhudos #pas #pak #të #garojnë #Nora #dhe #Akil #Gjakova
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button