Aktualitet
Sonte paraqitet edhe Donjeta Sadiku, ja orari i meçit të saj

Jo vetëm Nora dhe Akil Gjakova, sonte në Paris, në Lojërat Olimpike do të garojë edhe boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku.
Boksierja jonë garon sot kundër kolumbianes, Paola Angie Valdes Pana, 1/8 e finales.
Ky meç zhvillohet nga ora 20:00 dhe do të transmetohet në RTK.
Sadiku në meçin e parë në Olimpiadë fitoi me vendimin e gjyqtarëve, teksa sot i nevojitet fitorja që të vazhdojë ëndrrën për të fituar medalje në Paris 2024, pasi ky është edhe qëllimi i saj.
/ Sport
#Sonte #paraqitet #edhe #Donjeta #Sadiku #orari #meçit #të #saj
gazetablic.com