Konfirmohet dëmtimi i rëndë i lojtarit të Milanit

U konfirmohet dëmtimi i rëndë i futbollistit të Milanit, Alessandro Florenzi. Anësori i kuqezinjve u lëndua në ndeshjen kundër Manchester City-t dhe, për fat të keq, ekzaminimet mjekësore shuan çdo dyshim: këputje e ligamentit të kryqëzuar dhe meniskut anësor në gjurin e djathtë. Lojtari 33-vjeçar do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik në Itali.
Kështu, vazhdon makthi i italianit, i cili në shtator 2022 iu nënshtrua një operacioni në Finlandë për një dëmtim të rëndë në tendinën e bicepsit femoral të kofshës së majtë.
Paulo Fonseca tani ka shumë probleme në krahun e djathtë dhe është gjithnjë e më e nevojshme që të nënshkruajë një lojtar për atë pozicion.
Emerson Royal është favorit, me brazilianin që dëshiron të kalojë në Serinë A, por negociatat me Tottenhamin janë ende në ngërç. Braziliani është i interesuar të punuar me portugezin Fonseca, pasi nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme te londinezët.
#Konfirmohet #dëmtimi #rëndë #lojtarit #të #Milanit
gazetablic.com