Aktualitet

Rama nga Saranda: Kadastra është turpi ynë, ka njerëz që kanë shkelur flamurin tonë aty

Ndërkohë që ai theksoi se kryebashkiakët duhet që të jenë më njerëzor me qytetarët.

SARANDË- Si në Vlorë po ashtu dhe në Sarandë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se institucioni i hipotekës është turpi i tyre më i madh. Gjatë turit të tij të falenderimeve në Sarandë, Rama theksoi në Kadastër ka njerëz që kanë shkelur flamurin e PS-së. Ndërkohë që ai theksoi se kryebashkiakët duhet që të jenë më njerëzor me qytetarët.

“Ka një gjë që unë besoj se mund t’ua besojmë 100% të gjithëve. Dhe kjo është njerzillëku. Halli që nuk ma zgjidh të paktën ma qaj. Bashkitë që janë dera e parë për çdo qytetar duhet të jenë më të hapura dhe duhet të kenë edhe më tepër gatishmëri t’i dëgjojnë me respekt. Kjo votë është sfidë për të rregulluar marrëdhëniet jo vetëm me Bashkinë por me të gjitha dyert e shtetit. Edhe pse i kemi transformuar shërbimet në Shqipëri prapë janë një pjesë që vazhdojnë të jenë me kontakt direkt dhe janë problem. Problemi më i madh është hipoteka, Kadastra. Që është bërë, pasqyra e turpit të PS-së. Pasqyra e turpit të PS-së. Njerëz që kanë vajtur të punojnë në Kadastër, me emrin socialist dhe e kanë bërë zhele flamurin e PS-së. Kanë nëpërkëmbur kontributin, mbështetjen dhe besimin e mijëra votuesve që votojnë PS-në. Dhe kjo është, e pa drejtë. Dhe po e them këtë sot për të ilustruar atë që kam parasysh me fjalën njerzillëk. Prandaj programi i çdo kryetari bashkie,” tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button