Lëvizjet në qeveri dhe Kuvend, Çuçi dhe Peleshi: S’dinim gjë për ndryshimet…
“Nuk e dija për ndryshimin e postit, mirëpres detyrën e re”, kështu është shprehur për mediat Bledi Çuçi, me mbarimin e Kongresit Zgjedhor të PS.
Tanimë, Çuçi i cili më parë mbante detyrën e kreut të grupit të PS, do bëhet nënkryetar i Kuvendit.
Ndërkohë, Niko Peleshi i cili u hoq nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë kryesimin e grupit parlamentar socialist u shpreh: “Ky ishte një Kongres i rëndësishëm dhe priteshin nisma e ndryshime. Do doja mos të kuptohej kaq ngushtë, Rama ka ambicie të mëdha për Shqipërinë 2030. Nuk e kam ditur… Për një njeri që është 100% aktiv në politikë, me mua s’ka nevojë për konsultime sepse jemi 100% në këtë betejë.”
/a.r
#Lëvizjet #në #qeveri #dhe #Kuvend #Çuçi #dhe #Peleshi #Sdinim #gjë #për #ndryshimet..
Java News