Aktualitet

Në nderim të sakrificës, objekti i Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 policëve të rënë

Në kujtim dhe nderim të sakrificës së 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e tyre.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një postim në Facebook shkruan se në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, të premten në mbrëmje ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë.

“Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm. Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, shkruan Kurti.

Ndërkaq, për këtë ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, shkruan ai.



#Në #nderim #të #sakrificës #objekti #Qeverisë #ndriçua #emrat #policëve #të #rënë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button