Aktualitet

Gati rregullorja e re për vajin e ullirit, detyron prodhuesit të ndryshojnë metodën e prodhimit ose…

Bashkimi Europian pritet të miratojë një rregullore të re për vaji e ullirit që detyron prodhuesit të ndryshojnë metodën e prodhimit ose të përballen me ndalimin e tregtimit.

Rregullorja pritet të miratohet në shtator dhe sipas saj prodhuesit duhet të mbajnë në kufij të pranueshëm hidrokarboantet aromatike policiklike që shkaktojnë kancer te gjitarët. Vaji i ullirit i pastër duhet të mos ketë fare përmbajtje të tillë por kontaminimi ndodh në përpunimin në mullinj apo për shkak se lëkura e ullirit mund të jetë e ndotur nga tymrat dhe ajri.

Një tjetër problem lidhet me metodën e krasitjes së ullirit, gërshërët për të cilën lubrifikohen dhe përmbajnë substancën në fjalë. Me rregulloren e re gjurmimi i substancave të tilla në vajin e pastër të ullirit do të çojë ndalimin e produktit dhe cilësimin e tij si të papërshtatshëm për t’u përdorur.

#Gati #rregullorja #për #vajin #ullirit #detyron #prodhuesit #të #ndryshojnë #metodën #prodhimit #ose..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button