Aktualitet
Lojërat Olimpike/ Rama pritet në Paris nga Macron dhe Zonja e Parë

Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në Paris, pak orë para nisjes së Lojërave Olimpike.
Kryeministri Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Macron ka pritur veç Ramës të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris2024.
Në oborrin e Pallatit Élysée veç presidentit francez ka qenë edhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, e cila ka marrë pjesë në pritjen e liderëve.
#Lojërat #Olimpike #Rama #pritet #në #Paris #nga #Macron #dhe #Zonja #Parë
Java News