Aktualitet

Kërkesa e pazakontë e Sulës për kryeministrin Rama “rrëmben” duartrokitjet e mazhorancës

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë sjellë përplasje, por edhe dakordësi mes mazhorancës edhe opozitës.

Në seancën maratonë, mbajti fjalën edhe deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili dakordësitë mes palëve i konsideroi si celebrim mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Por vëmendjen e mori një kërkesë e tij ndaj kryeministrit Rama, të cilit i kërkoi të mos dilte në fushatë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi zgjedhjet i ka të fituara.

“Kam një kërkesë nëse na ndjek kryeministri Rama, një pyetje kam për të: More kryeministër çfarë i ilaçi i ke dhënë opozitës më 17 maj 2019”, tha ai.

Deklarata dhe ironia e deputetit demokrat mori duartrokitjet e mazhorancës.

/a.r

#Kërkesa #pazakontë #Sulës #për #kryeministrin #Rama #rrëmben #duartrokitjet #mazhorancës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button