Aktualitet

Digjen dy automjete të komunës së Zveçanit

Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur mbrëmë në orët e pasmesnatës.

Lajmin për e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin.

“Mbrëmë pas mesnatës rreth orës 01:40 janë djegur dy vetura të komunës, njëra prej të cilave Toyota, të cilat kanë qenë në parkingun e komunës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet”, ka thënë Elshani./teve1



#Digjen #automjete #të #komunës #së #Zveçanit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button