Greqia në alarm nga murtaja e kafshëve, groposen 8,000 dhi e dele
Pothuajse 8000 dele dhe dhi janë groposur në Greqi në 15 ditët e fundit ose pritet të vriten që kur u konfirmua rasti i parë i murtajës në një njësi blegtorale në Kallabakë.
Fqinji jugor është vendosur në alarm pasi deri ditën e djeshme të dhënat zyrtare tregonin se janë groposur 3670 kafshë dhe pritet të kenë të njëjtin fat, edhe 4238 të tjera, ndërsa janë konstatuar 18 ferma ku ka shpërthime të sëmundjes.
Kreu i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Larisës urdhëroi dje një hetim urgjent për të zbuluar nga kanë hyrë kafshët bartëse të virusit. Autoritetet veterinare sakaq dyshojnë se kafshët e sëmura me murtajë kanë ardhur nga një vend i tretë.
Qarku i Thesalisë është më i prekuri. Deri më tani janë zbuluar gjithsej 18 raste të murtajës së dhive në Trikala dhe Larisa që nga data 11 korrik, kur u regjistrua rasti i parë. Sipas informacioneve deri më tani autoritetet veterinare greke kanë kontrolluar deri në 300.700 kafshë në këtë rajon.
#Greqia #në #alarm #nga #murtaja #kafshëve #groposen #dhi #dele
gazetablic.com