Aktualitet

Bergamo “pushtohet” nga Rinasi! Regjistron fluksin më të lartë të pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit

Dorian Koça/SCAN

Pasagjerët nga Shqipëria kanë regjistruar numrin më të lartë në aeroportin ndërkombëtar të Bergamos në Itali. Referuar shifrave të kompanisë të specializuar analitike “Air Service One”, në gjysmën e parë të vitit pasagjerët për dhe nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit kanë qenë mbi 338 mijë, me një diferencë të konsiderueshme ndaj aeroportit të Bukureshtit. Aktualisht, nga aeroporti i Rinasit për në Bergamo dhe anasjelltas kryhen deri në shtatë fluturime në ditë.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë kohore aeroporti i Bergamos ka regjistruar rreth 8,4 milionë pasagjerë. Interesant është fakti se trafiku i lartë i pasagjerëve për dhe nga aeroporti i Rinasit lë pas me diferenca të mëdha aeroporte të njohur ndërkombëtarë si London Stansted, Barcelona, apo Sabiha Gokcen të Stambollit, pa përmendur destinacione brenda Italisë.

Përsa i përket totalit të pasagjerëve sipas shteteve, natyrisht Italia mban vendin e parë, ndjekur nga Spanja, Rumania, Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia, të cilat kanë më shumë aeroporte sesa Shqipëria me vetëm një të tillë. Ndërsa, vendi ynë renditet i gjashti.

Duke u rikthyer në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në muajin qershor u arrit një shifër rekord pasagjerësh duke kaluar lehtësisht 1 milion. Periudha nga janari deri në qershor 2024 kishte gjithashtu një rritje të jashtëzakonshme, duke mirëpritur 4,790 milionë pasagjerë, në rritje me 65% nga viti i kaluar.

#Bergamo #pushtohet #nga #Rinasi #Regjistron #fluksin #më #të #lartë #të #pasagjerëve #në #gjysmën #parë #të #vitit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button