Aktualitet

Vdes 16 vjeçari që u plagos aksidentalisht nga polici në Dubravë të Istogut

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari, Getoar Kamberaj, i cili ishte plagosur aksidentalisht nga polici, Fatjon Hoti, më 16 korrik.

Rastin për , e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tha ai.

I ndjeri fillimisht ishte dërguar në QKUK ku edhe pati kryer një operacion. Megjithatë, ai nuk ia arriti të mbijetojë dhe vdiq në spital.



#Vdes #vjeçari #që #plagos #aksidentalisht #nga #polici #në #Dubravë #të #Istogut
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button