Kodi Zgjedhor, Gjiknuri: Listat për votën e diasporës do të jenë gjithmonë publike në KQZ

Përfaqësuesi i PS-së për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri thotë se listat për votën e diasporës do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, Gjiknuri theksoi se adresimet që kemi para në tavolinë, kanë të bëjmë me tre vendime të Gjykata Kushtetuese.
”E para ka të bëjë me votën e diasporës, vendim që ka krijuar më shumë paqartësi për sa i përket zbatimit. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë qartësi për mënyrën si është krijuar ligji. Vendimi i dytë që ka të bëjë me shfuqizimin e formulës së herësit, por jo heqjen e herësit.
Kjo ishte një nga objektivat se përse iniciativa ligjore e PS-së ka të bëjë me korrigjimin e formulës së herësit. Shifra 7 mijë ka qenë tavan. Propozimi jonë nuk gjeti dakordësi, megjithëse unë mendoj se është propozimi më i mirë. Vendimi i tretë ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i pragut që kishte kandidati i pavarur. Për shkak të këtij vakumi u detyruam dhe paraqitën tre iniciativa”, tha Gjiknuri.
#Kodi #Zgjedhor #Gjiknuri #Listat #për #votën #diasporës #të #jenë #gjithmonë #publike #në #KQZ
Java News