“S’ka fitore me Berishën”, Shehi: Dakordësia për votën e diasporës, hap pozitiv. Mbyllja e listave, zullum!

Kreu i LZHK Dashamir Shehi e ka vlerësuar pozitive dakordësinë që politika ka qetur për të mundësuar votën e emigrantëve, por shtoi se ‘zullumi politik që po kryhet në kurriz të demokracisë” është tentativa e dy partive të mëdha për të shkuar drejt listave të mbyllura.
Në një intervistë për RTSH 24, Shehi tha se fillimi i angazhimit elektoral të votës jashtë është pozitive dhe se në zgjedhjet e tjera vota e tyre mund të kthehet edhe në një faktor politik.
“Sa i përket votës së diasporës duhet të bëhet. A është kjo formula më ë mirë a duhet me listë apo adresa, të votojë me postë elektronike apo me zarf janë diskutime që mund të gjenden zgjidhje teknike më të mira. E rëndësishme është që është rënd dakord që të filloj ky proces. Sa do votojnë këtë vit nuk ka rëndësi, por fillimi i angazhimit elektoral të votës jashtë është pozitive. Ata janë njerëz më të lirë dhe ekonomikisht janë më të pavarur dhe nuk varen nga lëmoshat e partive dhe janë në një ambient me të emancipuar si i joni dhe votojnë me një mendje më të hapur. Shpresoj të votojnë sa më shumë dhe në zgjedhjet e ardhshme të kthehen në një fakto vota e tyre. Nuk kanë pasur dëshirë dhe vullnet politik për t’u bërë më herët dhe dyshimi reciprok i partive që për cilin do votojnë emigrantët. Unë besoj se vota e emigrantë do shkoj drejt opozitës dhe do jetë një penalizim për Ramës. Kjo votë do jetë një kontribut për demokracinë shqiptare. Mund të mos jetë perfekt si proces në fillim , por gjatë rrugës do korrigjohen. Ky komision këtë ka bërë të mirë, pastaj pjesa tjetër për mbylljen e listave është një zullum në kurriz të demokracisë”, tha Shehi.
Lidhur me një fitore të mundshme të opozitës, për Shehin ajo i ka të gjitha numrat dhe për të tërhequr elektoratin gri, por për këtë nuk duhet të përfaqësohet nga Berisha dhe liderët e vjetër të politikës.
“Ne jemi një opozitë pa Berishën, ata janë me Berishën, por ne i kemi kolegë. Beteja jonë është rrëzimi i qeverisë, por për të tjerat mendojmë ndryshe. Ligji i koalicioneve parazgjedhore lejon që opozita të krijojë disa grupime. Opozita i ka të gjitha shanset të fitojë nëse nuk identifikohet më me liderët e vjetër dhe të tërheq elektoratin që ka vite që nuk voton. Numrat janë aty dhe populli opozitar ka votuar gjithmonë me gjithë sherret e budallëqet e opozitës, kjo sepse ato ushqehen nga zullumet dhe pakënaqësitë ndaj kësaj qeverie”, tha ai.
Duke folur për programin e LZHK, Shehi tha se ai kërkon votim elektronik për të shmangur të gjithë “ushtrinë e madhe të komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve”
“Kam një vit që kam propozuar një ligj në kuvend që kishte 4 pika, të hapjen e listave, sistem proporcional me 3 ose 4 zona nga 12 që ka aktualisht, vota elektronike duke larguar ushtrinë e madhe të komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve që këtë të drejtë e kanë vetëm dy partitë e mëdha dhe e pika e fundit është vota e emigrantëve. Ndryshimi i kodi zgjedhor dhe mbyllja me ligj derën partive të reja, ky lloj sistemi ka prodhuar këtë demokraci gjysmake. Si mund të hyjë një parti e re në Gjirokastër ku i duhen 30 % të votat që të marr deputet?”, tha Shehi.
#Ska #fitore #Berishën #Shehi #Dakordësia #për #votën #diasporës #hap #pozitiv #Mbyllja #listave #zullum
Java News