Aktualitet
Tragjike në Bathore, 8-vjeçari bie nga kati i dytë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bathore, ku një 8-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i ndërtesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/a.r
#Tragjike #në #Bathore #8vjeçari #bie #nga #kati #dytë #ndërron #jetë #në #spital
Java News