Sport

VIDEO/ Rrotullohet në zonë dhe e dërgon topin ku portieri nuk mund ta presë, lojtari shqiptar i shënon Fenerbahçes –

Uran Bislimi ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme. Mesfushori shqiptar ka shënuar në minutën e 64-t të takimit, duke vendosur baraspeshën e përkohshme. Lojtari 24-vjeçar u shërbye në zonë, ku pasi u rrotullua me topin, e dërgoi atje ku portieri kundërshtar nuk mund ta priste dot.

Megjithatë, goli i tij nuk vlejti për t’i dhënë një rezultat pozitiv Luganos. Këta të fundit u mposhtën me shifrat 3-4 nga Fenerbahçja dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Stamboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Rrotullohet #në #zonë #dhe #dërgon #topin #portieri #nuk #mund #presë #lojtari #shqiptar #shënon #Fenerbahçes
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button