Oferta e “Djajve të Kuq” për holandezin konsiderohet shumë e ulët, Bayerni e refuzon

Vetëm pak ditë më parë, Matthijs de Ligt dukej vërtet një hap larg veshjes së fanellës së Manchester United, sot gjërat kanë ndryshuar. Negociatat papritmas ngecën, pasi “Djajtë e Kuq” dhe Bayerni i Mynihut nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje për çmimin e kartonit të futbollistit holandez.
Sipas asaj që raportohet nga “Bild”, klubi anglez ka bërë një ofertë fillestare e cila i është kthyer mbrapsht dërguesit pasi u gjykua se nuk i përmbushte pritshmëritë.
Djajtë e Kuq mësohet se kanë ofruar ofruar 30 milionë euro, plus pesë milionë në formën e bonuseve, por për klubin bavarez ishte ofertë shumë e ulët.
Siç raporton Bild, De Ligt ka arritur tashmë një marrëveshje me Manchester United disa kohë më parë, por rruga që të çon në tym të bardhë është ende e gjatë.
Në fakt, Bayerni e vlerëson çmimin e qendërmbrojtësit holandez të paktën 50 milionë euro dhe kjo është pika fillestare për gjetjen e një marrëveshjeje.
Manchester United tashmë ka forcuar mbrojtjen gjatë këtij sesioni të tregut transferues duke siguruar një nga talentët më të mëdhenj në të gjithë skenën e futbollit botëror: Leny Yoro.
Për të siguruar qendërmbrojtësin francez 18-vjeçar, “Djajtë e Kuq” derdhën mbi 60 milionë euro në arkat e Lille.
#Oferta #Djajve #të #Kuq #për #holandezin #konsiderohet #shumë #ulët #Bayerni #refuzon
gazetablic.com