Sport
Klubi i Bundesligës hyn në garë me Torinon, kërkon transferimin e mbrojtësit shqiptar –

Albian Hajdari mund të ndërrojë skuadër në këtë merkato vere. Mbrojtësi i Luganos kërkohet nga Torino në Serinë A, por italianët nuk janë të vetmit që interesohen për të. Gazetari Nikolo Shira ka bërë me dije se në garë për transferimin e 21-vjeçarit ka hyrë edhe Augsburgu.
Klubi gjerman po përpiqet të sigurojë firmën e Hajdarit për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Klubi #Bundesligës #hyn #në #garë #Torinon #kërkon #transferimin #mbrojtësit #shqiptar
SportExpress