Aktualitet

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në një fshat të Beratit, zjarrfikësit në terren

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në fshatin Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupet e shërbimit zjarrfikës, që po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine, për shkak të mungesës së rrugës.

Deri tani është djegur një sipërfaqe rreth 500 m2 me shkurre e ferra dhe 150 balla jonxhe.

Ndërkohë që zjarri raportohet se është lokalizuar, ende ka vatra aktive. Zjarrfikësit po punojnë për eliminimin e plotë të vatrës së zjarrit, që mund të rianktivizohet për shkak të erës dhe temperaturave të larta

#Përfshihet #nga #flakët #pylli #pisha #në #një #fshat #të #Beratit #zjarrfikësit #në #terren
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button