’21 Janari’ Meta sulmon Dumanin dhe akuzon Bashën për vrasjet: U paralajmërua por s’mori asnjë masë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmon kreun e SPAK Altin Dumani duke akuzuar se po kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha.
Për Metën, Lulzim Basha I cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm është fajtor pasi u paralajmërua por nuk mori masa. Ndërkohë si nxitës dhe frymëzues të 21 janarit quan Edi Ramën.
”SPAK është organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. E ka dëshmuar shumë qartë. Pas dështimit spektakolar në kuvend ku përfaqësuesit e opozitës e diskretituan dhe deklaroi se krimi I inceneratorëve ishte krim shumë intelektual, kur qytetarët e dinë që është grabitje pa maska.
Drejtësia e me regji rihap 21 janarin, e gjen ditën sot gjoja për të fokusuar këtë cështje pësr të mbuluar diskretitimin e Dum Dumanit javën e kaluar në kuvend ku i mekej goja.
SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko trafikantit Edi Rama sepse është shumë e qartë se nëse ka përgjegjësi më 21 janar është përgjegjësi direkte ishte Basha.
Basha është paralajmëruar me letër e shkresë të gjithë skenarin, nuk mori asnjë masë as nga policia as nga garda, për të parandaluar vrasjen. Edi Rama ishte nxitësi dhe frymëzuesi i 21 Janarit”, tha Meta.
#Janari #Meta #sulmon #Dumanin #dhe #akuzon #Bashën #për #vrasjet #paralajmërua #por #smori #asnjë #masë
Java News