Aktualitet

“21 Janari” Bashkëshortja e Aleks Nikës dëshmon 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja!

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK u paraqit pak para orës 10:00 në ambientet e SPAK, dhe doli rreth orës 13:10, duke dhënë kështu për gati 3 orë dëshminë e saj. “Dhashë fakte të reja, por nuk mund t’i bej publike”, tha ajo për mediat.

Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

#Janari #Bashkëshortja #Aleks #Nikës #dëshmon #orë #në #SPAK #Dhashë #fakte #të #reja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button