Aktualitet

Aktori i njohur në zi! Partnerja e Clint Eastwood humb jetën në moshën 61-vjeçare

Christina Sandera, partnerja e aktorit Clint EastWood ka humbur jetën në moshën 61-vjeçare. Christina dhe Clint kishin 10 vite që shoqëroheshin me njëri-tjetrin, teksa për herë të parë janë takuar në hotelin e aktorit, ku ajo punonte.

Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së 61-vjeçares.

Para se të takohej me Christina, Clint ishte martuar dy herë, me modelen Maggie Johnson nga viti 1953 deri në 1987 dhe me spikeren e lajmeve Dina Ruiz nga viti 1996 deri në 2004.

Dyshja filluan të takoheshin një vit pasi EastWood u divorcua nga gruaja e dytë, Dina, pas 17 vitesh martesë.

#Aktori #njohur #në #Partnerja #Clint #Eastwood #humb #jetën #në #moshën #61vjeçare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button