“Peshën kryesore e zënë vizitorët nga Evropa Jugore”, INSTAT: Në 5 muaj u regjistruan mbi 3 milionë turistë evropianë

Vizitorët nga Evropa vijojnë të përbëjnë peshën kryesore të shtetasve që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e pushimeve të tyre.
Referuar shifrave zyrtare te INSTAT publikuar së fundmi, vetëm përgjatë periudhës Janar-Maj të këtij viti kanë hyrë në vendin tonë mbi 3 milionë e 150 mijë shtetas nga vendet e Evropës. Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë u regjistruan mbi 2 milionë e 300 mijë evropianë që vizituan Shqipërinë.
Sipas INSTAT, peshën kryesore të turistëve evropianë e zënë ata nga Evropa Jugore, ku përgjatë muajve Janar-Maj të 2024 u regjistruan mbi 2 milionë e 520 mijë shtetas të këtyre vendeve.
Pas vizitorëve evropianë, renditen ata nga Amerika. Më konkretisht amerikanë që vizituan Shqipërinë në 5 muajt e parë të këtij viti ishin mbi 72 mijë persona me rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Shumica e këtyre turisteve e zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre jo vetëm për plazhet e bukura nga Joni në Adriatik, por edhe për turizmin historik, kulturor apo atë të aventurës.
Referuar shifrave zyrtare nga Janari deri në fund të Qershorit, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 4.5 milionë turistë të huaj me rritje prej 34% më shumë se e njëjta periudhë e 2023. Pritshmëritë për të gjithë tur-operatorët janë që Korriku dhe Gushti të kenë një fluks shumë të madh turistik, krahasuar me 2023.
#Peshën #kryesore #zënë #vizitorët #nga #Evropa #Jugore #INSTAT #Në #muaj #regjistruan #mbi #milionë #turistë #evropianë
Java News