Sport
Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati të hedhi firmën me klubin e ri

Tanimë përfaqësuesit e Bares dhe drejtori sportiv Juan Carlos Cordero kanë një akord për tre vite, me opsion edhe për një vit të katërt. Sipas AS, Zaragoza e ka bindur Baren, paçka se në drejtim të tij ka oferta nga tre klubet e La Ligas, Las Palmas, Valladolid dhe Rayo Vallecano.
Kujtojmë se Bare është produkt i moshave të Apolonisë dhe i rritur me të rinjtë e Atletico Madrid. Veç ekipit të dytë të madrilenëve, Bare ka qenë pjesë edhe e Malagas dhe në katër sezonet e fundit ka mbajtur veshur fanellën e Espanyol.
#Keidi #Bare #mbetet #në #Spanjë #gati #të #hedhi #firmën #klubin
Java News