Aktualitet

E rëndë në Fier 32 vjeçari plagos me thikë nusen e xhaxhait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 32-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e xhaxhait të tij.

Kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, sqaron policia.

#rëndë #në #Fier #vjeçari #plagos #thikë #nusen #xhaxhait
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button