Aktualitet
Po vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, gjendet pa jetë në qeli 39-vjeçari (EMRI)

Afrim Shaqiri 39 vjeç, i burgosur në burgun e Fushë Krujës ka ndërruar jetë pasditen e së premtes.
Ai është dërguar pa shenja jete nga IEVP Fushë Krujë në qendrën shëndetësore të këtij qyteti.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Viktima trajtohej me metadon, pasi ka qenë përdorues narkotikësh.
Pritet që autopsia të zbardhë shkakun e vdekjes.
#vuante #dënimin #në #burgun #FushëKrujës #gjendet #jetë #në #qeli #39vjeçari #EMRI
Java News