Aktualitet
Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Kurti: Jemi në kontakt me qeverinë maqedonase

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për rastin e ndalimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
Në një konferencë për media, ai ka treguar se Ramadani tani është në paraburgim.
“Ministria e jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrin vesh më shumë për shtetasin e Kosovës, cili po mbahet në paraburgim atje”, ka thënë Kurti, në një konferencë për media.
#Ndalimi #ishushtarit #të #UÇKsë #Kurti #Jemi #në #kontakt #qeverinë #maqedonase
gazetablic.com