Kurti kërkon të mos politizohet rasti i vrasjes së policit në Serbi

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar në lidhje me rastin e raportuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në lokacionin Loznicë të Serbisë.
Sipas ministri serb të punëve të brendshme, Ivica Daçiq, në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin Artan Hajrizi.
Kurti, në konferencën e sotme për media, kërkoi që të mos politizohet ky rast.
“Kemi pranuar edhe ne informata sikurse edhe ju sepse kjo vrasje ka ndodhur në Serbi, që do të thotë se burim informacioni ka qenë Serbia. Tani, organet tona përkatëse, Ministra e Brendshme, e Jashtme, policia jonë do të njoftojnë opinionin, edhe juve edhe mua, për situatën aktuale”.
“Edhe unë jam duke pritur dhe do të pres derisa ata të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse edhe ne mendojmë që kjo gjë nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë edhe nga aspekti i sigurisë, edhe nga këndi profesional dhe juridik”, u shpreh Kurti.
#Kurti #kërkon #të #mos #politizohet #rasti #vrasjes #së #policit #në #Serbi
gazetablic.com