Vrasja e policit në Serbi, Kurti: Ato informacione që i përmendet ju i kam marrë edhe unë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se nuk ka shumë informacione për vrasjen e një polici në Serbi, që mediat atje po raportojnë se i dyshuari është nga Kosova.
Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se informacionet që kanë mediat i ka edhe ai.
Ai ka ftuar gazetarët që t`i përcjellin komunikata e Policisë së Kosovës.
“Po ato informacione që i përmendet ju i kam marrë edhe unë sot në mëngjes. Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë e të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që t`i përcjellin me vëmendje në orët në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe të MPJDS”, ka thënë Kurti.
Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat
#Vrasja #policit #në #Serbi #Kurti #Ato #informacione #që #përmendet #kam #marrë #edhe #unë
gazetablic.com