Aktualitet

Bashkia e Tiranës Opozita proteston në orën 11.00: Ja akset që do të bllokohen!

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

DVPT njofton qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

#Bashkia #Tiranës #Opozita #proteston #në #orën #akset #që #të #bllokohen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button