Plot 43 vite nga atentati i fundit ndaj një Presidenti, Shërbimi Sekret përballet me shumë pikëpyetje

FBI mund të drejtojë hetimin se si ndodhi atentati ndaj Donald Trump, por gishti i fajit drejtohet nga Shërbimin Sekret. Ata kanë një punë, të mbrojnë presidentët e Amerikës, si të tanishëm ashtu edhe të mëparshëm dhe në sulmin ndaj Trump, shkruan BBC, dështuan në mënyrë spektakolare.
Kanë kaluar 43 vjet nga atentati i fundit ndaj një presidenti amerikan në detyrë, kur Ronald Reagan u qëllua në mushkëri, por mbijetoi. Sot, politikanët amerikanë dhe publiku duan të dinë se si një person ishte në gjendje të zvarritej në një pikë të favorshme në çati, i armatosur me një pushkë dhe të lëshonte katër të shtëna drejt podiumit, të gjitha në një zonë që supozohej të ishte pastruar.
Hetimi tashmë i nisur përfshin FBI-në, Shërbimin Sekret dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
Komiteti i Mbikëqyrjes, bordi kryesor hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, ka thirrur drejtoreshën e Shërbimit Sekret të SHBA Kimberly Cheatle për të dëshmuar në një seancë dëgjimore më 22 korrik.
“Amerikanët kërkojnë përgjigje për atentatin e Presidentit Trump”, tha paneli në një deklaratë në mediat sociale.
Në një konferencë shtypi më herët, agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek tha se “është e habitshme” që personi i armatosur ishte në gjendje të hapte zjarr përpara se Shërbimi Sekret ta vriste./ BBC
/a.r
#Plot #vite #nga #atentati #fundit #ndaj #një #Presidenti #Shërbimi #Sekret #përballet #shumë #pikëpyetje
Java News