“Kisha shumë gjakderdhje…”, Donald Trump përshkruan momentin kur u qëllua

Ish-Presidenti Donald Trump ka përshkruar në rrjete sociale momentin kur e qëlluan me plumb në pjesën e sipërme të veshit.
Pas disa minutave fjalim në Pensilvani, ai thotë “se dëgjoi të shtënat, ndjeu një zhurmë dhe diçka që po i çante lëkurën.”
Forcat e Shërbimit Sekret ekzekutuan në vend atentatorin dhe arritën ta nxirrnin prej aty, teksa veshi i djathtë i Trump kullonte gjak.
“Kisha shumë gjakderdhje, atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte. Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha forcat e zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë pas asaj që ndodhi në Butler të Pensilvanisë”, është shprehur Trump.
Në postimin e tij, ai shprehu ngushëllimet për familjen e personit që ndërroi jetë prej të shtënave si dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurin tjetër.
/a.r
#Kisha #shumë #gjakderdhje #Donald #Trump #përshkruan #momentin #kur #qëllua
Java News