Sport

Lojërat Olimpike, Veliaj pret dy mundësit e Tiranës: Ngritja e flamurit të Shqipërisë është përgjigjja e duhur për ata dhunojnë dhe simbolet kombëtare

Gjashtë nga tetë pjesëtarët e ekipit tonë olimpik, që do të garojnë në Lojërat Olimpike Paris 2024, janë pjesë e ekipit të Sport Klub Tiranës. Përpara nisjes së tyre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dy kampionët e mundjes, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët do të garojnë me ngjyrat kuqezi.

Veliaj u shpreh besimplotë se dy kampionët tanë do të na përfaqësojnë denjësisht. “Mezi pres që t’i zbardhim faqen e Shqipërinë pas gjithë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe të Klubit të Tiranës. Mundja është një nga sportet më kompetitive, megjithatë jam vërtet shpresëplotë. Shikoj se kemi një mundësi ideale për të frymëzuar një brez të ri. Kur shikojmë shumë anti-modele, shumë dhunë, shumë vulgaritet, shumë zjarr, shumë djegie, shumë sharje dhe fyerje, ne na duhet ‘fair play’. Na duhet lojë skuadre, na duhet besimi te puna, besimi te djersa, besimi te talenti. Çunat kanë një përgjegjësi, përtej medaljes dhe fitores, për të treguar modele të reja që na frymëzojnë, kur kultura e mund anti-kulturën, shpirti sportiv e mund shpirtin e rrugës”, deklaroi ai.

#Lojërat #Olimpike #Veliaj #pret #mundësit #Tiranës #Ngritja #flamurit #të #Shqipërisë #është #përgjigjja #duhur #për #ata #dhunojnë #dhe #simbolet #kombëtare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button