Aktualitet
40-vjeçari godet me thikë të riun në Vlorë! Vëllai dhunon vëllanë, shpallen në kërkim autorët

Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës një ditë më parë në Vlorë.
Dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, 40-vjeçari me iniciale A. T., alias O. H., 40 vjeç, ka qëlluar me mjetin prerës një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. 40-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër konflikt raportohet në Sarandë. Një 50-vjeçar po kërkohet nga policia, pasi pasi në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht vëllanë e tij.
#40vjeçari #godet #thikë #të #riun #në #Vlorë #Vëllai #dhunon #vëllanë #shpallen #në #kërkim #autorët
Java News