Sport

Çmime të frikshme për finalen e Europianit të Gjermanisë, një biletë në tregun e zi shkon deri në…50 mijë euro –

Kampionati Evropian në Gjermani përfundon nesër. Finalja do të luhet në Berlin, ndërsa Spanja dhe Anglia do të takohen nga ora 21:00. Edhe pse ka mbetur vetëm një ditë deri në atë ndeshje, shumë tifozë ende po përpiqen të marrin një biletë për ta ndjekur live këtë ndeshje historike.

Çmimet e biletave të përcaktuara nga UEFA ishin si më poshtë: Fans First – 95 euro (që është një çmim i pranueshëm), kategoria 3 – 300 euro, kategoria 2 – 600 euro, kategoria 1 – 1000 euro, vendet kryesore – 2000 euro. Tani biletat që janë shitur për 95 euro mund të gjenden në tregun e zi deri në 8000 euro. Madje, biletat e kategorisë 1 shiten për 13 mijë euro, që është 13 herë më e shtrenjtë. Biletat për “Prime Seats” kushtojnë në tregun e zi deri në 50 mijë euro, ose 25 herë më shumë se çmimi real. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Çmime #të #frikshme #për #finalen #Europianit #të #Gjermanisë #një #biletë #në #tregun #shkon #deri #në…50 #mijë #euro
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button