Pepe Reina rikthehet në Serie A
Pepe Reina rikthehet në Serie A. Portieri i njohur spanjoll, i cili në fundin e gushtit mbush 42 vjeç, do të jetë pjesë e Comos sezonin e ardhshëm.
Klubi që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit italian pas 21 vitesh, ka rënë dakord me Reinan, i cili do të firmosë për një vit.
Como do të jetë klubi i katërt italian për ish-portierin e kombëtares spanjolle pas Napolit, Milanit dhe Lazios.
Ndërkohë që “gardiani” ka luajtur edhe me klube të mëdha si Barcelona, Liverpool dhe Bayern Munich.
Dy sezonet e fundit i kaloi në La Liga te Villareali. 36 herë e veshi Reina fanellën e kombëtares së Spanjës.
Me skuadrën La Roja fitoi Botërorin (2010) dhe dy herë Europianin. Në vitet 2008 dhe 2012.
Tashmë rikthehet në Itali për të ndihmuar Comon e mikut Fabregas me eksperiencën dhe përvojën e madhe që ka.
#Pepe #Reina #rikthehet #në #Serie
gazetablic.com