Samiti i NATO-s, Hasani falenderon Blinken: Ky takim rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë samitit të NATO-s në Uashington, të mbajtur në kuadër të 75 vjetorit të aleancës.
Në një postim në rrjetin social X, teksa ka ndarë një fotografi krah diplomatit amerikan, ministri Hasani thotë se ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin për unitetin transatlantik.
Ministri Igli Hasani në platformën X:
Faleminderit Sekretarit Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës.
Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.
#Samiti #NATOs #Hasani #falenderon #Blinken #takim #rikonfirmoi #angazhimin #tonë #për #unitetin #transatlantik
Java News