Aktualitet

“I mbaroi kauza e Lul Bravës, tani do…”, Shehi: Protesta e Berishës pa mesazhe politike! Kishte nga ata që lexonin Migjenin…

Deputeti Dashamir Shehi ishte i ftuar Dita Jonë në A2 CNN ku foli për protestën e mbajtur mbrëmjen e kaluar në rrugët e kryeqytetit, e cila sipas tij nuk pati asnjë mesazh politik.

Shehi shtoi se manifestimi kishte qëllim të tregonte fitoren e Berishës për marrjen e vulës dhe shtoi se kërkesa për një qeveri teknike që u lëshua nga folësit është e pavlerë dhe nuk funksionon.

“Protestat bëhen për shumë qëllime. Unë shkoj për të qenë solidar me njerëzit. Me tribunën e protestës, me ata që flasin nuk ndajmë të njëjtën idenë. Dikush tha disa fjalë për të qenë, ndonëse nuk ishin për miting. Pastaj kishte dhe nga ata që lexonin Migjenin.

Qëllimi i protestës ishte kurorëzimi me sukses i luftës politike brenda PD. Mbaroi lufta, fitoi Berisha dhe ka nevojë për një celebrim. Kjo protestë bëhet për t’i vënë kapak një historie përçarje apo gare të brendshme. Njerëzit besojnë dhe dalin.

Unë nuk pashë mesazh politik. Mesazhi i vetëm që donte të jepte Berisha që vendos përpara një stekë dhe do bëjë një kauzë dhe kësaj here ishte qeveria teknike. Mbaruan tani Lul Brava. Tani na duhet një kauzë e re. Unë nuk jam për qeveri teknike, është një hile e kotë që nuk ka funksionuar asnjëherë.

E kemi provuar që kjo formulë nuk funksionon. Do të ishte ndryshe nëse bën një ligj si në Maqedoni dhe krijohet një qeveri që administron vendin 3 muaj para zgjedhjeve”, tha Shehi.

/a.r

#mbaroi #kauza #Lul #Bravës #tani #do.. #Shehi #Protesta #Berishës #mesazhe #politike #Kishte #nga #ata #që #lexonin #Migjenin..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button