Sport

Shpresoj që të mos më dërgojnë në shkollë riedukimi –

Futbolli kishte nevojë për këtë! Që një “emër” i ri të dalë në pah, që ai të jetë fillimi dhe fundi i çdo bisede futbollistike për Europianin. Futbolli kishte nevojë për Lamine Yamal. Fëmija, i cili më 13 korrik do të mbushë 17 vjeç, magjepsi plotësisht Evropën. Talent i pabesueshëm i përkthyer në magji të pastër.

Goli kundër francezëve ishte vetëm kurorëzimi i gjithçkaje që Yamal ka bërë në kohët e fundit. Të paktën për sa i përket fushës së futbollit. “Shpresoj që mësuesi të mos më dërgojë në shkollën e riedukimit. Tekstet shkollore i kam çuar në Gjermani. Kam kurse “online” dhe mendoj se po ia dal mirë”, tha Yamal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Shpresoj #që #të #mos #më #dërgojnë #në #shkollë #riedukimi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button