PD kërkoi verifikim të thelluar për Tonin Marinajn, KQZ: Do t’ia dërgojmë të dhënat Prokurorisë!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e PD-së për verifikim të thelluar për kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Në mbledhjen e kësaj të enjte (11 korrik), kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se të dhënat do t’i dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme për verifikim të mëtejshëm.
Sipas PD-së, Marinaj nuk ka përfshirë në formularin e dekriminalizimit një hetim të kryer mbi të nga Gjykata në Firence të Italisë. Sipas tyre, Marinaj ka qenë në procedim për trafikim marijuane në të paktën 3 raste dhe është cilësuar nga autoritete italiane si organizatori i këtij trafiku droge.
Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe reagoi duke hedhur poshtë akuzat, ndërsa i konsideroi si një “skenar të dobët frymëzuar nga ndonjë pasdritare”.
/a.r
#kërkoi #verifikim #të #thelluar #për #Tonin #Marinajn #KQZ #tia #dërgojmë #të #dhënat #Prokurorisë
Java News