Zbulohen kush ishin dy shantazhuesit e familjes së Schumacher! Njëri “mik i shtëpisë”…

52-vjeçari Markus F. dhe 53-vjeçari Yilmaz T janë dy personat që kanë shantazhuar familjen e Schumacher. Këto 2 emra nuk janë aspak të panjohur për këtë familje. Kjo sepse 52-vjeçari Markus F kishte punuar për 5 vjet si roje në shtëpinë e yllit botëror.
52-vjeçari Markus F.
Marcus F. u largua nga puna në vitin 2021. Megjithatë, deri atëherë, ai kishte arritur të grumbullonte një sasi të madhe materialesh të ndjeshme në lidhje me gjendjen e Schumacher. Në veçanti, Marcus F. kishte foto të Michael Schumacher në gjendjen e tij aktuale, lista me ilaçe, video dhe të dhëna të tjera të ndjeshme mjekësore.
Yilmaz T, punoi për vite me radhë si nxitës i tifozëve
Sipas Bild, Markus F. kërkoi ndihmën e Yilmaz T dhe i premtoi disa milionë euro në mënyrë që të shantazhonte familjen Schumacher. Autorët e dyshuar kërkonin 15 milionë euro për të mos bërë publik materialin që kishin në posedim.
Referuar të njëjtit burim, Bild, Markus F kishte shumë borxhe dhe shpresonte se me anë të këtij shantazhi do mund që t’i shlyente, por plani i tij nuk rezultoi i suksesshëm.
/a.r
#Zbulohen #kush #ishin #shantazhuesit #familjes #së #Schumacher #Njëri #mik #shtëpisë..
Java News