Gjendet i vdekur në Kostur të Greqisë 37-vjeçari shqiptar, detajet e para nga ngjarja e rëndë

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë.
Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 37-vjeçarit është gjetur nga një banor i fshatit. Ai ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë së Kosturit, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila ka marrë trupin e 37-vjeçarit dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kosturit, ku është konstatuar vdekja dhe është urdhëruar autopsia.
Nga elementët e parë të hetimit të Policisë, duket se skenari i veprimtarisë kriminale është përjashtuar, ndërsa autopsia pritet të zbardhë rrethanat e vdekjes së shqiptarit.
/a.r
#Gjendet #vdekur #në #Kostur #të #Greqisë #37vjeçari #shqiptar #detajet #para #nga #ngjarja #rëndë
Java News