Life Style

Më në fund! “Shrek 5” tashmë e ka një datë publikimi

Në një klip të shkurtër në rrjetet sociale, “DreamWorks Animation” njoftoi se është duke u punuar për të sjellë “Shrek 5”, sezon i cili do të rikthejë në ekranin e madh personazhin e dashur, Shrek dhe miqtë e tij. Sipas Variety, filmi vizatimor pritet të dalë në kinema më 1 korrik 2026.

Kasti origjinal i filmit të dashur të animuar, Mike Myers, Eddie Murphy dhe Cameron Diaz kanë konfirmuar se do t’i japin edhe një herë zërat e tyre për një aventurë të re të Shrek-ut, përveç Antonio Banderas.

Regjinë e produksionit të ri e firmosin Brad Ableson dhe Walt Dorn, të cilët e kishin shkruar skenarin në “Shrek 2” dhe “Shrek the Third”, ndërsa kishte marrë përsipër edhe historinë në “Shrek Forever After”.

#Më #në #fund #Shrek #tashmë #një #datë #publikimi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button