Aktualitet
Zjarri në Dropull zbret mbi fshatin Sofratikë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarri që gjendej në mëngjes në kreshtën e malit të Gjerë dhe që mbërriti nga bashkia e Finiqit, i favorizuar nga era po zbret mbi fshatin Sofratikë në Dropull.
Deri tani është ndërhyrë nga ajri pasi zona e zjarrit ishte e paarritshme për efektivët. Pritet tani ndërhyrja edhe me efektivë e mjete.
Zjarri gjendet rreth 300 m larg fshatit Sofratikë qendra e Dropullit të Poshtëm.
#Zjarri #në #Dropull #zbret #mbi #fshatin #Sofratikë #flakët #rrezikojnë #banesat
Java News