Vjen vendimi/ U tërhoq për të parë ofertat e tjera, Silvinjo vendos përfundimisht nëse do të jetë trajneri i Shqipërisë –
Në momentin kur ishin kualifikueset e Europianit, Zoti mund të gjykohej, por Silvinjo jo. Edhe kritikët më të mëdhenj, nuk e preknin dot trajnerin e Shqipërisë, pasi do të preknin tifozët shqiptarë. Silvinjo kishte një magji, të rrëmbente menjëherë dashurinë. Madje edhe në një humbje si ajo ndaj Polonisë, ndeshja tjetër ishte me Moldavinë dhe si asnjëherë më parë, Air Albania u mbush pavarësisht se luanim ndaj një rivali të dobët në letër.
Por Europiani i Gjermanisë ishte një tjetër histori, Silvinjo gaboi jo pak dhe shumë janë të mendimit se nëse do të guxonte më shumë, Shqipëria do të kishte kaluar në turin tjetër, veçanërisht duke parë edhe ekipet e tjera të vogla që kaluan më tej dhe bën befasinë duke mundur ekipet e mëdha.
Megjithatë ky Europian duket se nuk rriti vetëm Shqipërinë, por edhe Silvinjon, që mësoi se futbolli nuk luhet vetëm me fanellë, në të kundërt Gjeorgjia nuk mund të fitonte ndaj Portugalisë, në të kundërt Zvicra nuk mund ta eliminonte dot Italinë dhe sa shumë raste të tjera çmendurish që ndodhën në Gjermani.
Në datën e sotme, 9 korrik, skadoi përfundimisht kontrata e Silvinjos te Shqipëria. Pra, nga sot, Kombëtarja nuk e ka një trajner zyrtarisht. Silvinjo u tërhoq në Portugali për disa ditë pushimi, që ishin më shumë si një “justifikim”. Trajneri kërkonte të peshonte ofertat e ardhura për të dhe projektin që ka te Shqipëria. Në fund, ai vendosi për këtë të dytën.
Në një prononcim ekskluziv për “Top Channel”, Silvinjo ka pohuar se do të jetë pjesë e Shqipërisë dhe në të ardhmen. Ai ka thënë se ka rënë dakort për marrëveshjen e kontratës së re, ndërsa tanimë pritet vetëm hedhja e firmës.
Një lajm i mirë ky edhe për Shqipërinë, pasi tani do të vazhdojë të njëjtën projekt, por me një trajner më të rritur dhe me një grup lojtarësh më të pjekur. Ndeshja me Kroacinë duhet të jetë ajo ku duhet të bazohet e ardhmja jonë. Europiani i Gjermanisë do të përfundojë dhe plaga do të mbyllet, një histori e re fillon për kualifikimin në Botëror. Nëse në Gjermani dështuam për të kaluar më tej, në fund, kemi lënë pa u kualifikuar Kroacinë dhe ky mbetet gjithsesi një tregues i pikës ku kemi mbërritur. /Sport Ekspres/
#Vjen #vendimi #tërhoq #për #të #parë #ofertat #tjera #Silvinjo #vendos #përfundimisht #nëse #të #jetë #trajneri #Shqipërisë
SportExpress