Aktualitet

Çfarë ka ndodhur? E dashura e Di Caprio poza të nxehta me një mashkull tjetër (FOTO)

Këto poza të nxehta të dashurës së aktorit Leonardo Di Caprio po realizohen për një reklamë të markës së njohur “Dolce & Gabbana”.

Modelja e njohur Vittoria Ceretti po punon së bashku me aktorin Theo James ndërsa këto imazhe janë siguruar nga mediat e huaja. Paparacët kanë mundur të sigurojnë këto foto gjatë xhirimeve të cilat u zhvilluan në ishullin italian të Caprit.

Pavarësisht momenteve mjaft intime të dyshes të dy po shijojnë romancat respektive.

James është i martuar që nga viti 2018 me aktoren Ruth Kearney me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa Ceretti është në lidhje me DiCaprio për gati një vit.

Ceretti, e cila më herët ka qënë martuar me DJ italian Matteo Milleri nga 2020 deri në 2023, është e njohur për bashkëpunimet e saj me markat luksoze të modës si Chanel, Prada, “Dolce & Gabbana” dhe Moschino. Ajo gjithashtu ka ecur përkrah supermodeleve si Kendall Jenner dhe Claudia Schiffer.

/a.r

#Çfarë #ndodhur #dashura #Caprio #poza #të #nxehta #një #mashkull #tjetër #FOTO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button