Cirku i Salianjit: I zgjedhur në Korçë dhe i deleguar në Kavaje, e emërojnë në Elbasan teksa e kërkojnë në Tiranë

Partia Demokratike bën ndryshime të atyre që do të jenë drejtuesit politikë në qarqe, në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2025.
Pas përcaktimit të Luçiano Boçit nga Elbasani në Shkodër, një tjetër lëvizje e fortë konfirmohet nga burimet se nga ndodhur në selinë blu.
Ervin Salianji do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit.
Salianji ka qenë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Salianji ka kandiduar në qarkun e Korçës .
Ndërkohë që drejton komisionin hetimor për TIMS, atë e kërkon edhe Gjykata e Apelit për t’i konfirmuar dënimin me 1 vit burgim për shpifjet që orkestroi me ‘Babalen’. Por që Salianji nuk paraqitet prej 15 seancash se sëmuret sa herë i caktohet data e gjyqit…
/a.r
#Cirku #Salianjit #zgjedhur #në #Korçë #dhe #deleguar #në #Kavaje #emërojnë #në #Elbasan #teksa #kërkojnë #në #Tiranë
Java News